Flash News

E-TJERA

Aksidentohet për vdekje i moshuari në Kavajë

Aksidentohet për vdekje i moshuari në Kavajë

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit’.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Nga përplasja i moshuari ka humbur jetën.

‘Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

Të fundit