Flash News

E-TJERA

Aksidentoi me makinë të moshuarin dhe nipin e tij të mitur, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Aksidentoi me makinë të moshuarin dhe nipin e tij të mitur,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32 vjeçar.

Sipas policisë, i riu akuzohet se ka përplasur me makinë P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç. Për pasojë, ata ndodhen në spital.

“E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve” thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit