Flash News

E-TJERA

Aksidentoi një grua me zetor, arrestohet 77-vjeçari në Sarandë

Aksidentoi një grua me zetor, arrestohet 77-vjeçari në

Policia e Sarandës arrestoi 77-vjeçarin Ramadan Sulo, pasi akuzohet se duke drejtuar zetorin e tij aksidentoi një grua një ditë më parë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Ramadan Sulo., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë”, njofton polciia.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. 

Të fundit