Flash News

E-TJERA

Aksidentoi një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Aksidentoi një këmbësor dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se ka aksidentuar një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmën e nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 majit, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth–Vadardhë”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi D. M., banues në Sukth, ka përplasur me automjetin e tij shtetasin B. D., 54 vjeç, duke e lënë të plagosur. I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij nuk raportohet ende.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili u arrestua brenda pak orësh nga ngjarja. Gjatë hetimeve, automjeti i përfshirë në aksident është sekuestruar si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

Të fundit