Flash News

E-TJERA

Aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes, e pëson punonjësi i policisë

Aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes, e pëson

Agjentët e AMP në Korçë kanë zbatuar vendimin e Gjykatës ndaj një punonjësi policie me detyrë Oficer në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Korçës.

Punonjësi i policisë me iniciale J. R., akuzohet se aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndaj tij, është caktuar masa arrest në shtëpi.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, pranë DVP-Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.”,thuhet ne njoftimin zyrtar.

Të fundit