Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje 2 turistët italianë, lihet në burg 17-vjeçari

Aksidentoi për vdekje 2 turistët italianë, lihet në burg

Është lënë në masën e sigurimit “Arrest në burg”, 17-vjeçari Elio Rraku i dyshuar si shkaktar i aksidentit automobilistik ku humben jetën dy turistë italianë në Sarandë.

Seanca është zhvilluar në ambientet e spitalit, pasi i mituri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja e çështjes Esmeranda Basho kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi me argumentin se Rraku është i mitur, student dhe i traumatizuar.

Në përfundim të seancës Gjyqtarja Suela Xhani vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Të fundit