Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori në Pogradec

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,

Arrestohet 38-vjeçari i cili akuzohet se përplasi dje për vdekje një 40-vjeçar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Ngjarja ndodhi tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, ku u gjet edhe trupi i pajetë i 40-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.


Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.


Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Të fundit