Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje dy persona në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Aksidentoi për vdekje dy persona në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, pasi akuzohet se aksidentoi për vdekje dy persona në zonën e Porcelanit.

Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Në janar të 2020, ai aksidentoi për vdekje 36-vjeçarin Erion Balla dhe 72-vjeçaren Hidajete Salliu zonën e Porcelanit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

 

Të fundit