Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje familjen me 4 anëtarë në Vlorë, arrestohet 22 vjeçari Igli Madani

Aksidentoi për vdekje familjen me 4 anëtarë në Vlorë,

Është vënë në pranga shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku mbeti e vdekur një familje me 4 anëtarë.

Sipas policisë 22-vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”.

 “I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.

Nga aksidenti u shua një familje e përbërë nga Eduard Gushi, emigrant prej 2 vitesh në Greqi, i cili po kthehej në shtëpi bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Silvanën dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjeç, Anastasia dhe Eva.

Nga përplasja janë lënduar edhe tre të rinj që udhëtonin me mjetin Audi, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Të fundit