Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet shoferi

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në aksin

Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” dhe më pas u largua, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, drejtuesi i automjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor , policia e Korçës bën me dije se në pranga ka përfunduar Ilia Vreto 49 vjeç, banues në Prrenjas.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit