Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar shtetasin G. Ll., 18 vjeç, banues në Kurbin, i cili ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident në rrugën “Milot-Laç”.

Ai, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin P. B., 75 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, P. B. ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit