Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje motoristin një muaj më parë, arrestohet 63-vjeçari në Dibër

Një 63-vjeçar me inicialet B.A. është vënë në pranga një muaj pas një aksidenti tragjik të ndodhur në fshatin Xibër të Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, kur B.A., duke drejtuar automjetin e tij, përplasi një motomjet që drejtohej nga një 75-vjeçar.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, i moshuari humbi jetën disa ditë më vonë në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Policia njoftoi se, pas hetimeve të kryera, dosja për 63-vjeçarin i është kaluar Prokurorisë Vendore, ku ai do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal në rrugë për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.

Të fundit