Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje një person në aksin Plepa-Shkozet, arrestohet i riu nga Tirana

Aksidentoi për vdekje një person në aksin Plepa-Shkozet,

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri dhe ndaloi të vëllanë lidhur me një aksident me pasojë vdekjen e një personi në datë 15 qershor. 

Sipas policisë 77 vjeçari Zylyf Këlliçi u aksidentua për vdekje në aksin Plepa-Shkozet nga mjeti i drejtuar nga . S., 29 vjeç, banues në Tiranë. 

‘Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:  -ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit  A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.’, njofton policia.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për gjetjen e përgjegjësisë penale për këta shtetas.

Të fundit