Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, më pas e hodhi në kanal, arrestohet pas 10 ditësh shoferi në Elbasan

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, më pas e hodhi në kanal,

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shoferin e mjetit tip Audi , Avni Hysa dhjetë ditë pasi aksidentoi për vdekje këmbësorin Alush Sinkolla 83 vjeç në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan.

Sipas policisë, shoferi 48 vjeçar pas aksidentit, ka hequr në një kanal trupin e viktimës me qëllim fshehjen e  ngjarjes.

“Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan ku një 83 vjeçar u gjet i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe  e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes”, bën me dije policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

 

Të fundit