Flash News

E-TJERA

Aksidentoi policin që po dokumentonte përplasjen e dy mjeteve, arrestohet shoferja në aksin Tiranë-Elbasan

Aksidentoi policin që po dokumentonte përplasjen e dy mjeteve,

Mbrëmjen e djeshme, një efektiv policie, i cili ndodhej në detyrë për të dokumentuar një aksident në aksin Tiranë-Elbasan, është përplasur nga një makinë në lëvizje.

Incidenti ka ndodhur në zonën e tunelit, ku më parë ishin raportuar vetëm dëme materiale nga përplasja e dy mjeteve.

Sot bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit që përplasi efektivin është ndaluar dhe arrestuar nga policia. Aktualisht, nuk ka ende informacione për gjendjen shëndetësore të policit të përfshirë në aksident.

Policia është duke hetuar për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjen.

 

Të fundit