Flash News

E-TJERA

Aksident gjatë natës në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident gjatë natës në Fushë-Krujë, një i vdekur
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është shënuar gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në Tapizë, Fushë Krujë.

Nga përplasja e dy mjeteve, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

“Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Qemal Shabani,  rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit