Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë.

Një 68-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe për pasojë është përplasur me një mur anës rrugës. 

Policia thotë se si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, një 44-vjeçar.

"Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit