Flash News

E-TJERA

Aksion në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, pranga rreth 50 zyrtarëve

Aksion në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, pranga
Foto Ilustruese

Është zhvilluar një aksioni i koduar “Pika” në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, nga i cili janë vënë në pranga rreth 50 zyrtarë pranë rajonit të Gjakovës dhe Prizrenit.

Sipas Gazetës Express, në mesin e të arrestuarve janë dy udhëheqë të pikave kufitare në Qafë Morinë dhe Qafë Prush, si edhe dy oficerë doganorë dhe policë kufitarë.

Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në aktivitete të jashtëligjshme që përbëjnë veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i të një numri të zyrtarëve pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Për aksionin në fjalë, ka bërë një deklaratë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganës së Kosovës, e cila thotë “Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor”.

Aksioni që nisi sot i paraprin një hetimi 1 vjeçar, duke përfshirë masa të fshehta hetimi.

Të fundit