Flash News

E-TJERA

Aksion në pikat doganore/ Sekuestrohen 127.5 mijë euro dhe 2 radio ‘policie’, tre të proceduar

Aksion në pikat doganore/ Sekuestrohen 127.5 mijë euro dhe 2 radio

Policia ka zhvilluar një aksion në tre pikat kufitare doganore të Kapshticës, Morinës dhe Muriqanit. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 127.5 mijë euro si edhe dy radio si ato që përdor policia.

Janë proceduar tre shtetas, mes tyre një shqiptar dhe dy të huaj, të cilët nuk deklaruan shumat monetare në kufi. Përkatësisht, sipas njoftimit të policisë:

“Në Morinë të sekuestrohen 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani; Në Muriqan të sekuestrohen 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia. Në Kapshticë të sekuestrohen 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.”

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat hetimore vendore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë.

Procedohen penalisht 2 shtetas të huaj dhe 1 shtetas shqiptar, që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi.

Në vijim të kontrolleve të përbashkëta të Policisë Kufitare me strukturat hetimore vendore dhe ato doganore, bazuar në informacionet e marra në analizën e riskut u bë e mundur që:

Në Morinë të sekuestrohen 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani;

Në Muriqan të sekuestrohen 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia.

Në Kapshticë të sekuestrohen 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Të fundit