Flash News

E-TJERA

Aksion në Tiranë, kapet rreth 100 kg kokaineënë kontejnerin me banane, 2 të arrestuar

Aksion në Tiranë, kapet rreth 100 kg kokaineënë kontejnerin
Foto ilustruese

Një sasi prej rreth 100 kg kokaine është sekuestruar në një operacion anti drogë që është duke u zhvilluar në Tiranë. Sipas

Mësohet se sasia e drogës është kapur në një kontejneri me banane te 'Ura e Beshirit' në kryeqytet.

Raportohet se deri tani janë vënë në pranga dy persona dhe janë shoqëruar disa të tjerë.  

Sipas Report Tv kjo sasi kokaine ka qëndruar në portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e policisë përgjatë gjithë kësaj kohe.

Uniformat blu kanë ndjekur të gjithë itinerarin e drogës, ku nga porti i Durrësit ka shkuar në urën e Beshirit në Tiranë, ku dhe Policia ka ndërhyrë duke ndaluar 2 persona dhe sekuestruar sasinë e drogës. Nuk dihet ende identiteti i 2 personave të ndaluar, roli i tyre si edhe kompania e bananeve ku ishte fshehur kjo sasi kokaine.

 

Të fundit