Flash News

E-TJERA

Aksioni antidrogë i policisë, familjarët e të arrestuarve: Nuk na sqaruan, jemi bërë më keq se diktatura

Aksioni antidrogë i policisë, familjarët e të arrestuarve:

45 persona janë vënë sot në pranga gjatë një operacioni antidrogë në disa qytete.

Familjarët e të arrestuarve në Elbasan po qëndrojnë prej orësh në rajonin e policisë së Elbasanit, teksa të indinjuar shprehen se nuk janë informuar nga efektivët për detajet e operacionit. Sipas tyre, në disa banesa nuk kanë gjetur asgjë gjatë kontrollit, e megjithatë kanë arrestuar disa persona

“Më kanë arrestuar çunin sot në, mëngjes se dyshonin tek nipi për drogë. Gjë nuk gjetën e i thanë hajde se kemi për të sqaruar diçka. Ishin shumë policë, u trembëm si të mos trembesh si të kesh kriminelë në shtëpi si në diktaturë po jetojmë mes kriminelësh. Dyshojnë se nipi dikur ka bërë tregti droge, në asnjë mënyrë. Kontrolluan shtëpinë nuk gjetën asgjë. Jemi bërë më keq se në diktaturë”.

“Nuk kemi asnjë informacion pse e kanë marrë vëllain. Erdhën në 5 të mëngjesit, erdhën në banesë nuk imë asnjë gjë nuk na dhanë asnjë informacion. Shumë të trembur jemi se ishin rreth 20 veta, nuk dimë asnjë gjë pse e morën. Asnjë informacion nuk na kanë dhënë deri më tani”.

“Asnjë gjë nuk na kanë sqaruar, në 4 pa një çerek erdhën 4-5 policë përmbysën shtëpinë thanë keni armë. Nuk i pyeta a janë policë jam shefi i krimeve më tha. Merren me ne fukarenjtë.  E morën me vete erdha për t’i dhënë ilaçin se ka mish të huaj është i bllokuar por nuk e fusin”.

 

Të fundit