Flash News

E-TJERA

Aksioni i RENEA-s/ 5 të shoqëruar në Lezhë, arrestohet një dhe shoqërohen 3 të tjerë në Vlorë

Aksioni i RENEA-s/ 5 të shoqëruar në Lezhë, arrestohet
Foto Ilustruese

Forcat Speciale të RENEA-s kanë zhvilluar dje operacione blic thuajse në të gjithë vendin, pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shoqëruar pas operacionit në Vlorë. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por kujtojmë se ky aksion vjen fill pas atentatit ndaj Diego Hanajt, i cili u qëllua me kallashnikov.

Operacione të tjera u zhvilluan në Elbasan, Lezhë, Fier, Durrës e Shkodër. Nga kontrollet në Lezhë, janë shoqëruar të paktën 5 persona që dyshohet se ushtronin veprimtari të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Fokusi i operacioneve ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe atyre me precedent penalë.

Kujtojmë se operacionet e RENEA-s vijnë pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, me drejtorët e qarqeve disa ditë më parë, ku në fokus të takimit ishin pikërisht personat me precedentë penalë.

Të fundit