All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Aksioni i RENEA-s, arrestohet 'Kel Çami', krahu i djathtë i Suel Çelës. I kërkuar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit

All - Paragraf - 1

Aksioni i RENEA-s, arrestohet 'Kel Çami', krahu i djathtë

Vihet në pranga Kelmend Xhaferri, një emër i shumëkërkuar i drejtësisë në sajë të operacionit të RENEA-s i zhvilluar sot në Elbasan dhe në Peqin pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

All - Paragraf - 3

Gjatë aksionit, u shoqëruan 10 persona mes tyre edhe Xhuvani, i njohur si 'Kel Çami'.

Kush është 'Kel Çami'

Emri i Kelmend Xhaferrit nuk është aq i panjohur për policinë, pasi ai njihet si krahu i djathtë i Suel Çelës. Xhaferri u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me Policinë para tregut Ushqimor të Elbasanit. Suel Çela u akuzua se ishte pjesëmarrës në incidentin në tregun ushqimor në Elbasan në vitin 2017, por më pas u shpall fajtor nga Gjykata.

Xhaferri u përfshi edhe në konfliktin me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prilli. në 2021.

Nga përplasja me armë humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Mes të plagosurve ishte një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.

Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. 

Të fundit