Flash News

E-TJERA

Aksioni i SPAK/ Urdhër-arresti edhe për Ervin Matën, u përplas me Ervis Martinajn në ngjarjen në ish-bllokut

Aksioni i SPAK/ Urdhër-arresti edhe për Ervin Matën, u

SPAK ka zhvilluar një operacion sot në Tiranë, ku ka lëshuar 11 urdhër arreste.

Mes tyre, urdhër arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën,një emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë në ngjarjen në ish-bllok, për përplasjen me Ervis Martinaj në vitin 2018.

SPAK ka lëshuar urdhër arreste, edhe për Erzen Breçanin, ish-drejtues i policisë në kohën e qeverisjes së Berishë, djalin e tij të madh, si dhe shefin e krimeve në komisariatin nr6, Dedan Gjoni.    

Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje grup i strukturuar kriminal.

Ervin Mata u vetëdorëzua në Polici pasi prej 6 muajsh kërkohej nga autoritet për vrasjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku pas një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Mata ka dëshmuar dhe ka treguar të gjithë atë që ka ndodhur natën e 4 tetorit 2018, në lokal Monopol. Biznesmeni Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.

Biznesmeni u përfol edhe per nje lidhje me këngëtaren e njohur shqiptare Elvana Gjata.  

 

Të fundit