Flash News

E-TJERA

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, IKMT tregon sa objekte janë prishur në Velipojë dhe Ksamil

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, IKMT tregon sa objekte janë

Prej ditës së hënë ka nisur aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se në Velipojë janë prishur 10 objekte, ndërsa në Ksamil 18 ndërtesa.

Këto shifra nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët. Kujtojmë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët që kishin ndërtuar pa leje se do të përballeshin me pasoja të rënda, nëse nuk i prishnin vetë objektet.

Sipas IKMT-së, Në Velipojë dhe Ksamil nuk ka pasur incidente me banorët, ndërsa shton se aksioni do të zhvendoset në zona të tjera. Ndërkohë po bëhet largimi i inerteve.

Të fundit