Flash News

E-TJERA

Aksioni në hotelin e numëruesit të Fredi Belerit, shkarkohet kreu i IKMT Vlorë

Aksioni në hotelin e numëruesit të Fredi Belerit, shkarkohet kreu

Simbol Pazaj, kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes Territoriale në Vlorës është shkarkuar nga detyra.

Mësohet se shkak është bërë aksioni i ndërmarrë dy ditë më parë në Dhërmi për shembjen e hotelit të Fjorentin Belit, numërues i Fredi Belerit në Himarë në zgjedhjet e 14 majit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për çështjen.

Kujtojmë që Pazaj më parë ka qenë zv.kryetar i Bashkisë së Himarës, ndërsa postin si Drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Vlorë e mori në nëntor të vitit 2020.

Të fundit