Flash News

E-TJERA

Aksioni në Kadastër, SPAK jep detaje nga arrestimet: Përgatitën listën e personave që do merrnin pjesë në zgjedhje

Aksioni në Kadastër, SPAK jep detaje nga arrestimet:

SPAK ka zbardhur detaje nga arrestimi i punonjësve të Kadastrës.

Në njoftim thuhet se personat nën hetim D. S., zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe A. O., kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë, ka dyshime se kanë kryer veprat penale  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. 

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Gjithashtu me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.

"Për personat nën hetim A. H., me detyrë në kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK, Tirana Jug dhe shtetasi Y. B., në rolin e sekserit, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D", njofton SPAK.

Masat e sigurisë:

  1. Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D. S., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328  dhe 25, të Kodit Penal.
  2. Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. O., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328, dhe 25, të Kodit Penal.
  3. Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. H., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodit Penal.
  4. Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Y. B., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodi Penal.

Të fundit