Flash News

E-TJERA

Aksioni për ndërtimet pa leje, Bogdani: Qokë që po u bëhet oligarkëve pranë pushtetit

Aksioni për ndërtimet pa leje, Bogdani: Qokë që po u

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani ka folur rreth aksionit të qeverisë për të konfiskuar ndërtimet e pa leje.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Bogdani u shpreh se është një qokë që po iu bëhet oligarkëve nga qeveria e cila i ka firmosur vetë këto ndërtime. Bogdani theksoi se nuk është detyra e kryeministrit të konfiskojë ndërtimet pa leje, por e autoriteteve përgjegjëse.

“Është propagandë, ndërkohë që lejet vetë i kanë firmosur, dhe nga ana tjetër një amnisti shumë e lirë. Është një qokë që po u bëhet oligarkëve pranë pushtetit. Është një debat për propagandë, se nuk mund të dalë kryeministri dhe të thotë që ka kate pa leje. Nëse janë ndërtime pa leje, janë institucionet që i kontrollon policia dhe Inspektorati i Ndërtimit. Sa inspektorë po hetohen? Arsyeja është për t’i legalizuar lirë këto ndërtime pa leje. Po përpiqen t’i marrin më lehtë këto kate”, tha Bogdani.

Të fundit