Flash News

E-TJERA

Aksioni për ndërtimet pa lejë, Denoncimi i Berishës: Hetohen në gjendje të lirë me urdhër të Gjicit, ky zyrtar merr 1 deri në 2 mijë euro rryshfet

Aksioni për ndërtimet pa lejë, Denoncimi i Berishës: Hetohen

Më 14 Maj, policia e Kukësit procedoi në gjendje të lirë për ndërtim pa leje 32 qytetarë në këtë qark, si dhe u proceduan për shpërdorim detyre 5 drejtues të urbanistikës dhe inspektorë. Mes zyrtarëve ishte dhe Endrit Dida me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij nga një qytetar, i cili shprehet se 5 zyrtarët po hetohen në gjendje të lirë me urdhër të kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici dhe drejtorit të Policisë së Kukësit, Alban Çela.

Sipas tij, Endrit Dida me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, iu merr njerëzve 1 mijë deri në 2 mijë euro rryshfet në këmbim të lejës së ndërtimit.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ryshfetxhinjte zyrtar gjykohen ne gjendje te lire!

Te rinjte pse grisen listat e votimit denohen me 19 vite burg!

Kjo eshte drejtesia e narkoshtetit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirbrema doktor Berisha. uroj te jesh mire me shendet dhe te falnderoj per denoncimet qe ben. desha te denocoj nje rast lidhur me punonjesit e Kryetarit te Bashkise z Safet gjici. me urdher te tij dhe ne bashkounim me Drejtorin e policise kukes Alban Cela, procedojne ne gjendje te lire zyrtaret e bashkise te akuzuar per ndertim pa leje. kryeinspektori mbrojtjes territorit Bashkise Kukes Endrit Dida e te tjeret sipas detyrave, nje kryehajdut e matrapaz i cili ju merr rryshfet njerzve per ndertime me porosi ” I kerkon kryetari kafen” qe variojne nga 1000€ deri ne 2000€. ky eshte shteti ku drejtojne te pashkolluarit dhe korrupsionistet. duke te uruar shendet lutem anonim se keta te nxjerrin ne rruge te madhe.

Të fundit