Flash News

E-TJERA

Aksioni për ndërtimet pa leje shtrihet në Durrës, Çuçi: Nuk do tolerojmë askënd që guxon të zaptojë tokë

Aksioni për ndërtimet pa leje shtrihet në Durrës,
Foto ilustruese

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. Katër objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se nuk do të ketë tolerime për ata që ndërtojnë në kundërshtim me ligjin.

"Krahas ashpërsimit të Kodit Penal, kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë", shkruan Çuçi në rrjetet sociale.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur prej dy javës. Si fillim, operacioni nisi në Velipojë dhe Ksamil, ndërsa më pas u shtri në të gjithë vendin.

Fokusi mbetet prishja e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare. Me dhjetra objekte pa leje janë prishur në Ksamil, Shëngjin e Velipojë.

Të fundit