Flash News

E-TJERA

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje shtrihet në Sarandë, Tepelenë dhe Tropojë/ 3 të arrestuar, 10 të proceduar

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje shtrihet në

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, që ka çuar nën hetim disa persona deri më tani. Policia e Sarandës ka konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve. Për pasojë ka bërë arrestimin e dy punëtorëve, si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit.

Për ndërtim të paligjshëm, është arrestuar edhe një 54-vjeçar në Dhërmi. Policia e Himarës ka shpallur dy persona në kërkim, pasi ndërtuan pa leje, një prej tyre tri objekte.

Ndërsa një 61-vjeçar në dhërmi është proceduar, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës pa leje nga autoritetet kompetente.

Ndërkohë Policia e Tepelenës gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, ka konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje. Për këtë janë proceduar dy pronarët e objekteve dhe dy punëtorët që po kryenin punime.

Sa i përket ndërtimeve pa leje, Policia e Tropojës ka proceduar në gjendje të lirë 4 persona. Dy objektet po ndërtoheshin në fshatin Gri dhe Markaj.

Dy prej tyre akuzohen për "Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve" , ndërsa dy të tjerët për "Ndërtimi i paligjshëm".

Të fundit