Flash News

E-TJERA

Aksioni tek AKSHI, 8 masa sigurie të firmosura nga SPAK, dalin emrat e zyrtarëve

Aksioni tek AKSHI, 8 masa sigurie të firmosura nga SPAK, dalin emrat e

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie lidhur me hetimin për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është firmosur masa e “arrestit në burg”.

“Arrest në shtëpi” është vendosur për drejtoreshën e AKSHI-t Mirilda Karçanaj dhe zv-drejtoreshën e këtij institucioni, Hava Delibashi.

Ndërkohë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Të fundit