Flash News

E-TJERA

AKSK paralajmëron shqiptarët: Kujdes nga kjo reklamë, ju merr para dhe të dhënat

AKSK paralajmëron shqiptarët: Kujdes nga kjo reklamë, ju merr

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë mbi një skemë mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX.

Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar.

Nga vëzhgimet e ASKS dhe nga denoncimet e shumta, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.

Mënyrat e funksionimit të mashtrimit

Platforma TXEX përdor: reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok); krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, WhatsApp, Signal; prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat; kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”; mbledhjen e dokumenteve personale sensitive (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.

AKSK paralajmëron qytetarët shqiptarë se përfshirja në këtë platformë sjell:

Humbje financiare të parikuperueshme;

Rrezik të lartë për cënimin e privatësisë dhe identitetit digjital;

Mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se:

Asnjë subjekt i palicencuar nuk ka të drejtë të ofrojë shërbime financiare apo investimi në Shqipëri;

Premtimet për fitime të shpejta dhe të garantuara janë indikator klasik i mashtrimeve online;

Asnjë platformë e ligjshme nuk kërkon pagesa shtesë apo të dhëna personale për tërheqjen e fondeve.

AKSK u bën thirrje qytetarëve që: të mos kryejnë transaksione financiare me këtë platformë; të mos ndajnë të dhëna personale sensitive me subjekte të panjohura dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta.

Të fundit