Flash News

E-TJERA

Aktakuza/ Berisha: Dik Marti u furnizua me materiale nga prokurori serb, gabimi që bëri Thaçi dhe Kosova

Aktakuza/ Berisha: Dik Marti u furnizua me materiale nga prokurori serb, gabimi

Raporti i Dik Martit, nga i cili mori indicia hetimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, është cilësuar nga ish -Kryeministri Sali Berisha e stisur dhe e furnizuar me materiale nga Beogradi.

 “E kam njohur Dick Martin se ishte anëtar i Këshillit të Evropës, ishte serbofil dhe rusofil me cizme, i papërmbajtur.

Na mbante fjalime për rolin e madh të serbëve, nuk i fshihte ndjenjat pro serbëve. E ka pohuar Bukvevic, ish prokurori i Beogradit në atë kohë që raporti i Dik Martin paraqet materialet që Bukcevic i kishte dorëzuar në masën 70%.

Personalisht e kundërshtova në forumet ndërkombëtare në parlamentin evropian, në Këshillin Evropës si trillim.

Kishte vendosur në boshtin e raportit transplantim e organeve që duhet si krimi më i rëndë në Konventë. Me njohuritë e mia, politike dhe mjekësore, kisha bindje se ishte trillim.

Milloshevici nuk e përmendi kurrë në Hagë. Nuk mund të mos e dinte Sllobodani dhe do ta përmendte.

Shërbimet serbe e stisën atë akuzë dhe gjetën një fshatar në Burrel, dhe akuzuan se bëri shtëpinë spital.

Më pas hapën një klinikë në Prishtinë që merrej me blerje organesh për ta bërë të besueshme akuzën”, tha Berisha në Opinion.

Sipas tij, Thaçi bëri gabim që më pas ngriti padi civile.

“Thaci bëri gabim të rëndë. Ngiti padi civile, por nuk shpëtonte në asnjë mënyrë. Ata që stisën raportin e transplantit të organeve bënë gjithçka për ta bërë të detyrueshme hetimin e raportit.

S’janë bërë kurrë transplante as në Burrel as Fushë Krujë. U bazua mbi një falsitet.

SHBA dhe BE ngritën një gjykatë të Kosovës në Hagë. Këtu për mua është bërë gabim i rëndë, që është pranuar e njëanshme, që heton vetëm krimet e shqiptarëve”, tha Berisha.


 

Të fundit