Flash News

E-TJERA

Aktakuzat në Hagë, analisti Salihu: Serbët kanë blerë dëshmitarë shqiptarë me para

Aktakuzat në Hagë, analisti Salihu: Serbët kanë blerë

Analisti kosovar Fitim Salihu, i cilësoi aktakuzat e ngritura ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, politike dhe që pas kësaj fshihet Serbia. Ai tha se kanë dalë përgjime, ku agjentë të shërbimeve sekrete të Serbisë janë përpjekur të joshin shqiptarë me shifra që arrinin deri në 500 mijë euro që ata të dëshmonin një gjë që nuk ka ndodhur me të vërtetë.

“Për mendimin tim është më shumë konspirative të besosh që këto persona kanë provuar ta zhbëjnë specialen, ta besosh këtë alibi të prokurorisë,se sa ta besosh një lloj ndikimi që ka ardhur nga Serbia dhe Rusia në këtë proces.

Themelimi i gjykatës dhe procesi si ka vajtur më pas funksionalizimi i saj nuk janë e njëjta gjë. Gjykata Speciale është ngritur nga një aludim e rremë. Shtëpia e verdhë, trafiku i organeve ka qenë përrallë për fëmijë se sa realitet. E para. E dyta ka dëshmi me zë dhe figurë, të incizuara dhe publikuara nga televizioni publik i Kosovës, të agjentëve të shërbimit informativ serb, të cilët tentojnë të blejnë shqiptarë për të dëshmuar, me shifra parash që shkojnë deri në 500 mijë euro.

Gjykata Speciale ka kërkuar nga prokuroria serbe dëshmi për emrat konkretë që është aluduar se kanë kryer krime. Prokuroria serbe, ka ofruar, e bën pjesën që ne të themi ka ndikim të Serbisë”, deklaroi Salihu në "Open".

Të fundit