Flash News

E-TJERA

Aktivistët para Parkut të Butrinit: Nuk tërhiqemi! Thirrja e turistes së huaj për shqiptarët

Aktivistët para Parkut të Butrinit: Nuk tërhiqemi! Thirrja e

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ishte sot në Parkun Kombëtar të Butrintit për të kundërshtuar dhënien me koncesion. Por tashmë ligji ka kaluar në Kuvend dhe shanset për reflektim apo që zëri i tyre të dëgjohet janë thuajse zero.

Një përfaqësi e Aleancës, e përbërë nga aktivisti Aulon Kalaja, arkeologu Halil Shabani dhe vizitorja Tania Ëilliams nga Australia, theksuan se beteja për Butrintin nuk ka mbaruar dhe se ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Ndodhemi në Butrint për të theksuar edhe një herë që ne nuk tërhiqemi. Çështja nuk ka mbaruar, do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese me të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë kauzë”, tha Kalaja.

Ndërsa turistja nga Australia tha se “jam këtu sot pasi mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe nëse nuk e bëjnë këtë do ta humbin. Qëndroni sy hapur dhe mësoni nga personat që realisht u intereson ajo që po ndodh. Bëni diçka, është vendi juaj”.

Sipas tyre ky projekt përfshin një sërë skandalesh. Presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin, por Kuvendi e rrëzoi dekretin e tij. Kundër projektit të qeverisë për Butrinin dolën shumë qytetarë dhe aktivistë.

 

Të fundit