Flash News

E-TJERA

Aktivisti-Gjinushit: Nëse nuk ju pyesin, pse nuk tërhiqeni

Aktivisti-Gjinushit: Nëse nuk ju pyesin, pse nuk tërhiqeni

Aktivisti Aulon Kalaja, ka qenë i pranishëm në takimin e Akademisë së Shkencave, në diskutimin për dhënien me koncesion të parkut natyror. Kalaja është dhe nismëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit dhe ai kërkoi në këtë takim dorëheqjen e Skënder Gjinushit.

Sipas Kalasë, pse duhet të ekzistojë Akademia e Shkencave, kur nuk i merret mendimi. Aktivisti dhe gazetari Kalaja, shton më tej se në vende të tjera në botë, në situata të ngjashme, para se të miratohet ligji, këto janë procedura që kërkojnë kohë dhe diskutime shkencore.

"Dje u mblodh parlamenti dhe miratoi me 75 vota ligjin për koncesionin e Butrintit dhe sot mblidhet Akademia e Shkencave kur duhet të ishte komplet e kundërta, pra fliste Akademia e Shkencave. Në çdo vend normal të botës hapen dy tre vite debate publike, parlamentare, shkencore për të dalë në një konkluzion. Shumica e deputetëve dje nuk e dinin se ky ligj ishte në rend të ditës dhe jo më ta kenë lexuar këtë marrëveshje. Tani ju nuk pyeteni fare për këtë marrëveshjen e Butrintit. A jeni dakord me këtë koncesion? A keni ju një qëndrim të qartë për këtë marrëveshje? Dhe nëse nuk ju pyesin, atëherë përse vazhdon Akademia e Shkencave, përse nuk jepni dorëheqje?"- tha Kalaja në takimin e Akademisë së Shkencave.

Të fundit