Flash News

E-TJERA

Aktivistja shqiptare në SHBA: Basha është pjesë e një liste të zezë, ka rënë në grackë

Aktivistja shqiptare në SHBA: Basha është pjesë e një

Aktivistja e njohur shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari deklaron se kreu i PD, Lulzim Basha ka rënë në grackë dhe kjo e ka çuar në vendimin për të përjashtuar Sali Berishën.

E ftuar në Euronews Albania, Kokalari ka aluduar se Basha mund të jetë futur në listën e personave “non grata” njëkohësisht me Berishës duke shtuar se kreu i PD ka disa vite që nuk shkon në SHBA.

Ajo shton se kreut të PD mund t’i jetë premtuar që emri i tij të hiqet nga lista e zezë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për politikanët shqiptarë.

Ka rënë në grackë. Diku ka rënë në grackë dhe kjo ka bërë që të përjashtojë Berishën”, tha Kokalari.

“Nuk e kam takuar asnjëherë Bashën por kam parë një paaftësi tek ai që nuk do ta çojë asnjëherë përpara. Nuk është zgjedhur nga populli dhe nuk e ka ndërtuar karrierën politike por i është dhënë”, përfundoi Kokalari.

Të fundit