Flash News

E-TJERA

Aktivitetet për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, akset ku do kufizohet nesër qarkullimi i mjeteve

Aktivitetet për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, akset ku do

Nesër Tirana shënon 104 vjet kryeqytet.

Për këtë, Bashkia pritet të organizojë një seri aktivitetesh, ndaj disa akse në kryeqytet do të bllokohen.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një intervistë në Vizion Plus tha se nga ora 10:00 deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin.

“Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104 vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Për sa i përket momentit më kryesor, do fillojë në adtën 10 në orën 10:00 në Myslym Shyrin, ku deri në 22:00 do bllokohet nga lëvizja e makinave.

Ajo që do doja të sqaroja është se duke nisur nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin do jetë i bllokuar”, tha Seferi.

 

Të fundit