Flash News

E-TJERA

Aktivizohen dy vatra në Tropojë/ Vijon të digjet Laku i Thive dhe Maja e Rrunës, flakët rrezikojnë të dalin nga kontrolli

Aktivizohen dy vatra në Tropojë/ Vijon të digjet Laku i Thive dhe

Një ditë më parë u vendosën në kontroll flakët sipër tunelit të Kalimashit, por të tjera vatra vijojnë të jenë aktive në Kukës. Prej ditësh, Laku i Thive dhe Maja e Rrunës vazhdojnë të digjen, ndërsa tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri nuk është bërë e mundur që flakët të neutralizohen. Era e fortë, terreni i vështirë, por dhe vala e të nxehtit janë rrezik që zjarri të përhapet në zonat e Pukës.

Mëngjesin e sotëm janë angazhuar 10 zjarrfikëse dhe forca të tjera për të shuar zjarrin në Majën e Rrunës. Ndërkohë pritet të rinisë ndërhyrja nga ajri.

Gjatë natës janë aktivizuar edhe dy vatra zjarri në Tropojë. Flakët kanë përfshirë pyjet pranë fshatrave Betoshë dhe Dragobi. Edhe aty janë angazhuar zjarrfikësit për të vënë në kontroll flakët.

Të fundit