Flash News

E-TJERA

Aktivizohet një vatër në Kolonjë, sot situata nga zjarret paraqitet më e stabilizuar

Aktivizohet një vatër në Kolonjë, sot situata nga zjarret

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Mbreshtan në Kolonjë, e cila po përhapet me shpejtësi. Pritet ndërhyrja për të vënë në kontroll flakët, por terreni i vështirë e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Pas afro tre javësh, dita e sotme paraqitet më e stabilizuar sa i përket zjarreve në vend. Reshjet e shiut në shumë zona, si në Kukës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarreve.

Ka ende vatra aktive nga veriu në jug, por për momentin nuk kanë paraqitur rrezikshmëri. Ato po mbahen në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht.

Të fundit