Flash News

E-TJERA

Aktorët e Kosovës mbahen 10 orë në komisariat, dramaturgu kritika policisë shqiptare: Na poshtëruan me gjuhë seksiste

Aktorët e Kosovës mbahen 10 orë në komisariat, dramaturgu

Trupa e aktorëve të Kosovës qëndroi për thuajse 10 orë mes komisariateve të Kukësit dhe të Tiranës dhe shkak për këtë u bë një grua me emrin “Flaka”.

Pas dy interpretimeve të shfaqjes “The Handke Project” “Teatro di Rifredi”, që është një prej skenave të “Teatro della Pergola” në Firence më 2 dhe 3 shkurt, në ditën e katërt të këtij muaji ekipi i artistëve ka ateruar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Rrugës ata janë ndeshur me Policinë e cila i ka ndaluar si të dyshuar për trafikim lënde eksplozive. Pas qëndrimit për 10 orë në komisarit, ata janë liruar pa u pajisur me asnjë dëshmi rreth ndalimit e mbajtjes në Kukës e Tiranë.

Ka qenë vetë dramaturgu nga Kosova, Jeton Neziraj, i cili ka rrëfyer përjetimin në një status në Facebook. Neziri shkruan se gjatë qëndrimit në komisariat janë ndjerë të sulmuar fizikisht dhe psikologjikisht, pasi janë fyer e ofenduar me gjuhë seksiste për t’i ulur dhe poshtëruar.

Ndër të tjera, dramaturgu shton se ndihen të turpëruar nga sjelljet e tyre.

Reagimi:

Mbrëmë vonë u kthyem nga Firenze, ku e kishim luajtur shfaqjen tonë “The Handke Project”. Përgjatë rrugës për në Kosovë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”, një pjesë e ekipit të shfaqjes jemi ndaluar në Kukës, ku jemi mbajtur me dhunë e terrorizuar nga policia e shtetit shqiptar.

U mbajtëm për mbi 10 orë, fillimisht në oborrin e stacionit policor në Kukës, e më pastaj në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë. Përfundimisht, u lamë të lirë mëngjesin e sotshëm, pasi u sqarua se ishim arrestuar e mbajtur gabimisht.

Megjithatë e ndiejmë të nevojshme t’ju informojmë se gjatë kësaj aventure jo të këndshme, megjithëse kemi takuar e njohur punonjës policie të zellshëm, të sjellshëm, profesionalë e dashamirës, pamja e përgjithshme e Policisë së Shqipërisë është ajo e një ngrehine dhune të normatizuar. Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psiqikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disa-orëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektivë të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; Që gjuhen seksiste, dhunën psiqike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre. Ne thjesht, ndihemi të turpëruar për sjelljet dhe veprat e tyre. Ndërkohë, atyre qe janë sjellur njerëzisht me ne, u themi faleminderit. Duam të besojmë që këta janë policia e vërtetë e shtetit shqiptar.

U themi faleminderit edhe miqëve, kolegëve, përfaqësuesve të institucionev në Kosovë e Shqipëri dhe të gjithë atyre që janë shqetësuar e kanë bërë telefonata per të na kthyer në Kosovë sa më parë dhe krenarë, ashtu siç po ktheheshim nga Firence e Italisë, ku ishim dhe e shfaqëm me sukses shfaqjen ‘The Handke Project’ në Teatro di Rifredi atje.

Të fundit