Flash News

E-TJERA

Aktori Arben Derhemi: Ministrja e Kulturës ia ka futur gjumit gjatë pandemisë, përdorin vetëm “Facebook”

Aktori Arben Derhemi: Ministrja e Kulturës ia ka futur gjumit gjatë

Aktori Arben Derhemi foli për mbështetjen e shtetit për artin në këtë periudhë, ku tha se ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje, por përdor vetëm ‘Facebook-un’.

Ai tha në “Fitstation” se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku artisti nuk ka një status, ndërsa i bëri thirrje ministrisë së Kulturës “ti vërë gishtin kokës”.

“Ministria e Kulturës është out komplet, jashtë loje në këtë periudhë dhe nuk e di si rri e nuk bën asgjë për një komunitet të tërë. Nuk dua ta agravojë më shumë diskutimin tim për Ministrinë e Kulturës, por thjesht ju bëj thirrje ti vënë gishtin kokës.

Janë njerëz që përfitojnë nga kjo situatë e po flenë gjum, e shoh që përdorin vetëm facebook-un. Jemi i vetmi vend në botë ku artisti nuk ka një status, pra mund të sillesh si të duash me artistin nuk i intereson kujt”, u shpreh Derhemi.

Të fundit