Flash News

E-TJERA

Aktori Binaj ironizon Ramën: Falenderoj sponsorat rusë që na bënë të mundur të dalim në protestë

Aktori Binaj ironizon Ramën: Falenderoj sponsorat rusë që na

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ka deklaruar se protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i shërbejnë interesave ruse. Duke folur në protestën e sotme që shënon ditën e shtatë, Binaj e nisi fjalën duke thënë ‘Dua të bëj një falënderim për sponsorat rusë që na bënë të mundur të dalim në protestë’.

“E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, pora to që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le e nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi për gënjeshtër.

E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, u shpreh aktori Binaj.

 

 

Të fundit