Flash News

E-TJERA

Aktori i njohur krah Berishës: Protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht

Aktori i njohur krah Berishës: Protestojë për rrëzimin e

Aktori i njohur Neritan Liçaj, i njohur si një nga zërat më kritik pas shembjes së Teatrit Kombëtar tha se kauza e tij në protestën e 7 korrikut të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha është thjeshtë Shqipëria.

Gjatë fjalës në tryezën me shoqërinë civile ku i pranishëm ishte edhe Berisha, aktori tha se ai vetë do dalë në protestë për rrëzimin e qeverisë pa asnjë kusht.

“Kauza ime është fare e thjeshtë, është Shqipëria. Të gjithë e duam këtë vend. Kauza tjetër kush? Është Shqipëria në Evropë. Nëse ne do të futemi në Evropë, nuk do të futemi vetëm me institucione, por do të futemi edhe me një qytetërim tonin, që është shqiptaria. Këtë e bën arti kultura, shkenca,  sporti, media dhe arsimi. 

Unë protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht. U them shqiptarëve që kombet e mëdhenj japin jetën për lirinë, kurse shumë shqiptarë falin lirinë për jetën dhe kjo nuk është e mirë”, tha Liçaj.

 

Të fundit