Flash News

E-TJERA

Aktori Malkaj: Këtyre u paskan vjedhur k*qet, por këta nuk dinë gjë

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën ne tubimin e sotshëm në rrugën e shpresës. Ndër të tjera në fjalën e tij aktori ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e djeshme kundër kryebashkiakut Erion Veliajt.

Fjala e Mehdi Malkaj;

Këtu po ndodh një fenomen që po ankohen të dy këta udhëheqësat e ndritur tanë, edhe kryeministri edhe ky tjetri; këtyre të dyve u vjedhin koqet.

Këtyre u paskan vjedhur koqet, por këta nuk dinë gjë. Si nuk di njeriu çfarë i kanë marrë.

Jemi në një moment shumë të rëndë, të frikshëm, që nuk duhet të rrimë të flemë gjumë.

Ju bëj thirrje të gjithëve, që është momenti që duhet të ngrihemi dhe jo të rrimë shtrirë.

Popull që nuk ngrihemi, dhe pranon kryeministrin a kryetarin e bashkisë që ti shkelë me këmbë, popull që justifikohen të gjithë se  ngelin fëmijët pa bukë.

Na kanë zhytur aty ku nuk mban më, duhet të ngrihemi nga gjumi, duhet të ngrihemi se nuk mban më. Nuk duhet të flemë më’, tha aktori Mehdi Malkaj.

Të fundit