Flash News

E-TJERA

Aktori Mehdi Malkaj ironizon Shoqërinë Civile: Elegante me pushtetin, shkon aty ku janë paratë

Aktori Mehdi Malkaj ironizon Shoqërinë Civile: Elegante me pushtetin,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka organizuar sot një protestë para SPAK-ut për të kërkuar vendosjen e drejtësisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dy vite më parë.

Aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar nga protesta Shoqërinë Civile teksa akuzoi përfaqësuesit e saj se sot nuk ju bashkuan kauzës së AMT-së, por gjenden aty ku janë paratë dhe pushteti.

“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shohin nga xhami, mbrapa. Një përshëndetje të veçantë e kam për atë që quhet Shoqëri Civile, që është kaq e mirë, kaq e dashur, kaq elegante me pushtetin dhe gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata”, tha Malkaj.

Protesta nisi në orën 10:00 para SPAK ku dhjetëra persona ju bashkuan kauzës për Teatrin Kombëtar. Nën moton “SPAK: Ndaje mendjen! Me mafian, apo me qytetarët”, protestuesit kërkuan një reagim nga Struktura e Posaçme lidhur me hetimet për shembjen e TK-së.

Të fundit