Flash News

E-TJERA

Aktori thirrje për pjesëmarrje në protestën e 12 nëntorit: Shqiptarët janë detyruar të bëjmë pakt me skamjen

Aktori thirrje për pjesëmarrje në protestën e 12

 Aktori i njohur, Neritan Liçaj ka renditur arsyet se përse qytetarët duhet të dalin në protestën e 12 nëntorit e thirrur nga Partia Demokratike.

I pranishëm ne takimin e zhvilluar nga PD me frontin e shpëtimit kombëtar, aktori tha se vendi po shkon drejt shkatërrimit dhe  shqiptarët janë detyruar tani të bëjmë pakt me skamjen.

“E kanë çuar vendin tonë në shkatërrim dhe shqiptarët janë detyruar tani të bëjmë pakt me skamjen dhe varfërinë.  

Mund të zgjidhet vetëm duke bërë një gjë, çfarë do ngremë përballë këtij regjimi mjerimi 80-vjeçar.

Duke krijuar platforma të mirëfillta dhe afatgjata për ku do të shkojmë, atëherë këta shqiptar do çlirojnë gjithë energjitë që kanë. Këtë më mirë se opozita nuk e bën kush. Intelektualë shqiptarë ka brenda dhe jashtë vendit, të ndërtojmë platforma, duke filluar që nga sovraniteti, jo izolim, bunkerizim, sovranizim është komplet tjetër gjë.

Më pas çfarë do bëjmë me artin, ekonominë, që dera për të ardhur në Shqipërinë të mos kalojë nga Beogradi. Nëse shqiptari bindet, atëherë bëhet një përbindësh, në kuptimin e mirë të fjalës”, u shpreh Liçaj.

 

Të fundit