Flash News

E-TJERA

“Aktual për shoqërinë tonë”, Meta ndan mesazhin e Papës: Politikanët, hipokritë me jetë të dyfishtë

“Aktual për shoqërinë tonë”, Meta ndan mesazhin

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e Papa Françeskut për të ashtuquajturin “virusi i hipokrizisë” që në thelb pasqyron rolin e hipokritit në shoqëri.

Në një postim në Facebook, Meta citon edhe pjesë nga fjala e Papës, duke përmendur mes tyre praninë e hipokritëve edhe në politikë “të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën”.

Postimi i plotë:

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

"Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!"

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!

 

Të fundit