Flash News

E-TJERA

AKU bllokon 13 subjekte në Vlorë, tregtonin vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta

AKU bllokon 13 subjekte në Vlorë, tregtonin vezë dhe produkte

 Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bllokuar në Vlorë 13 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt.

Sipas AKU, gjatë ushtrimit të kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

“Në Qarkun e Vlorës, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6'150'000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21'840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum”, njofton AKU.

Të fundit